Kisha ne brendesi

6Pikturat e Ristozit janë punuar nga një grup piktorësh, që kanë punuar dhe veshur me afreska dhe kishën e Maligradit në Prespë (1345 – 1369). Kishën e Muzakajve në Kostur (1390) dhe një pjesë të kishës së Shën Mitrit në Boboshticë. Pikturimi filloi më 31 mars, me mbarimin e ndërtimit, dhe përfundoi më 13 nëntor. Në mbishkrimet e kishës përmendet, përvec kohës së ndërtimit, dhe pikturimit, edhe emri i Peshkop Nimfonit. Mbishkrimet kanë përmbajtje standarte fetare, kurse figura e Peshkop Nimfonit, gjendet e pikturuar mes shenjtorëve në brezin e parë me maketin e kishës në dorë.

Në kishën e Ristozit dallohet që kemi dy faza ose periudha pikturimi. Faqet e brendshme të mureve janë veshur me afreska qysh në vitin 1389, menjëherë pas ndërtimit të saj, kurse piktura e hajatit dhe fasadës është bërë më vonë. Afreskat në naos shpalosen nga poshtë lart dhe kjo mënyrë dekorimi njihet në Perandorinë Bizantine aty nga shek IX. Në kishën e Ristozit, ansamblet me piktura, ndahen në breza që vijnë njëri mbi tjetrin, kurse skenat e kompozuara brenda kuadratesh dhe vecmas nga njëra – tjetra. Kjo është karakteristikë themelore e sistemit dekorativ të aplikuar nga kisha e Lindjes. Brezat dhe kuadratet e skenave nuk kanë madhësi standarte. Afreskat dhe këtu mbushin të gjitha vendet e lira sikur të ishin elemente të një ornamenti dekorativ. Me këtë lloj pikturimi në një sipërfaqe jo shumë të gjerë, përfund mureve të kishës, janë përfshirë ornamente fare të thjeshta gjeometrike dhe bimore. Ato paraqesin vija zigzage në varg dhe përdredhje në formë degësh të stilzuara, ngjyrë kuq e zi. Nga ky kordon ruhen fragmente vetëm në faqen jugore.

5

Një brez të tillë dekorativ gjejmë pjesërisht në bazilikën Paleokristiane të Ballshit dhe në kishën e Cërckës në Leskovik. Interesant paraqitet brezi i parë me figura. Përgjatë naosit janë paraqitur 23 figura të plota shenjtorësh. Pjesën qëndrore të kompozimit, “Deisis”, e ze figura e Krishtit në një pozë të zakonshme me dorën e djathtë të cuar lart, ndërsa me tjetrën mban të afruar Ungjillin e hapur. Lëvizjet janë të qeta e të matura për të dhënë madhështi.

Figurat anësore, Shën Mëria me Pagëzorin, ndryshe nga Krishti, janë dhënë kokëpërkulur. Siluetat e tyre duken si të ngrira dhe të ngushtuara anash, për mungesë vendi. Skena “Deisis” ndodhet në anën jugore. Në fasadën perëndimore shohim skenën e “Shestjes”, por ajo nuk është e njëkohshme me afreskat e interierit, pra jo e shek. XIV, por nga stili i përdorur duket se i takon shek. XVII. Me interes është dhe paraqitja e peshkop Nimfonit mes pikturave në pjesën jugore të kishës ku ai paraqitet i kthyer me fytyrë nga e djathta, për nga Krishti, i pikturuar në miniaturë midis segmentesh qiellore, duke bekuar. Po këtej e ka drejtuar Nimfoni dhe maketin e kishës që mban në dorë, ndërsa me tjetrën e tregon.

Në faqen veriore me interes janë shenjtorët strategë me veshje ushtarake e armatime, midis tyre Shën Gjergji e Shën Mitri, të pajisur me mburoja e shpata të zhveshura. Përfytyrimi në miniaturë i gjysmëfigurës së Krishtit mban nga një kurorë lavdie në secilën dorë. Bërthama ideore e pikturës së altarit është skena “Melizmos”. E pasur me detaje ikonografike, fikson në mënyrë të konkretizuar temën liturgjike, ku është pikturuar dhe trupi i vdekur i Krishtit. Kjo skenë merr zhvillim të madh në shek. XIII dhe haset në shpellën e Arkangjelit në Trestenik të Pustecit, në Prespë dhe në shpellën e Shën Marenës mbi malin Milet, pranë Konispolit.

Interesant është dhe detaji ikonografik i paraqitjes së frymës së shenjtë, në formën e një pëllumbi, që fluturon mes rrezesh për nga virgjëresha, duke përpëlitur krahët. Nga tiparet kryesore të afreskave në kishën e Ristozit, në Mborje, është vendosja e skenave të rëndësishme si “Lindja e Krishtit”, “Fjetja e Shën Mërisë”, “Ngjallja e Llazarit”. Në sistemin dekorativ të kishës zenë vend edhe ornamente ku ndërmjet tyre hasim kombinime të bukura. Ndërmjet motiveve hasen shqiponja dykrenare të njëllojta me ato të kishës së Maligradit dhe natyra Bizantine e këtyre motiveve është e qartë. Një skenë që shquhet për ritmin, kompaktësinë dhe elegancën është edhe skena “Gratë Miroprurëse”.

Afresku i Mborjes në tërësi qëndron për nga mjeshtëria më lart se afreskat e të njëjtës periudhë. Ai paraqitet më i kompozuar, më i harmonizuar dhe lidhja ndërmjet skenave është më kompakte. Shohim një gamë artistike të toneve të blerta, ngjyrës së kuqe të thella e të celëta dhe tone të arta. Për paraqitjen sa më të lehtë të ëngjëjve gratë pranë mbajnë rroba me ngjyrë të fortë, të kuqe e blu. Piktura e kishës së Ristozit në Mborje karakterizohet nga një vizatim i qartë, i sigurt e mjeshtëror. Koloriti është i harmonizuar dhe ka një ngrohtësi të vecantë. Të gjitha pikturat e kishës janë ekzekutuar me teknikën e afreskut.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s